Rrahmani premton përkrahje maksimale për Malishevën në luftimin e etheve hemorragjike

0

MALISHEVE, 12 SHKURT – Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka premtuar sot në Malishevë përkrahje maksimale nga ana e ministrisë që drejton, në marrjen e të gjitha masave parandaluese kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo. “Shumë shpresoj se suksesi në luftimin dhe parandalimin e EHKK, do të jetë sikur vitin e kaluar ose edhe më mirë dhe unë sot jam këtu, që t’u shpreh përkrahjen time për të gjithë që janë të angazhuar në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë. Ne nuk guxojmë të vonohemi në zbatimin e strategjisë të hartuar nga këshilli ndërministror dhe gjithmonë duhet të jemi një hap para në realizimin e strategjisë. Po ashtu nuk do të ketë kursime në këtë fushë, pavarësisht vendimeve për zvogëlime në shpenzimeve, por kjo nuk do ta prekë luftimin e EHKK”, ka thënë ministri Rrahmani. Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani i cili e shoqëronte ministrin në Malishevë ka bërë me dije se spërkatja selektive, varësisht prej kushteve atmosferike planifikohet të bëhet nga 15 maji, deri më 15 korrik. Kryetari i Malishevës Ragip Begaj, e ka njoftuar ministrin Rrahmani, për punën që niveli lokal, është duke bërë në këtë drejtim dhe ka kërkuar përkrahje edhe më të madhe nga ana e ministrisë. Në takimin në Malishevë është folur edhe për epideminë e “tularemisë”, dhe është njoftuar se në këtë komunë, janë të regjistruara 4 raste. Është bërë thirrje në veqanti të bëhet dezinfektimi i puseve, si masë parandaluese, në raport me tulareminë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here