Rrahmanaj i PDK-së: Shakanë time me Veton Telakun, Nisma e keqinterpretoi qëllimshëm si kërcënim

0

Ahmet Rrahmanaj anëtar i Kuvendit Komunal(KK) të Malishevës, nga radhët e PDK-së ka qenë i habitur me atë që ka lexuar rreth një veprimi që ai ka thënë se e ka bërë si shaka në seancën e djeshme të KK-së. Nisma për Kosovën një ditë më parë e ka lëshuar një reagim rreth vendosjes së një buqete me lule në ulësen e anëtarit të KK të Malishevës, Veton Telaku në vendet ku ulen anëtarët e PDK-së në sallën e mbledhjeve të legjislativit, me mbishkrimin “Në shenjë kujtimi”. Nisma e ka quajtur këtë veprim si “skandal”, “veprim kërcënues primitiv”, “veprim qyqarë” etj. duke hedhur akuza në adresë të PDK-së. Telaku, anëtar i KK-së,  para pak ditësh ka ndërruar parti, duke kaluar nga PDK në Nisma.  Ahmet Rrahmanaj, kuvendar i PDK-së ka thënë sot se krejt kjo “mesele” ishte një shaka personale nga ana e tij në adresë të Telakut, me të cilën s’ka të bëjë asgjë partia. “Ishte një veprim i imi personal, desha ta vë në lojë kolegun tim Vetonin për shkak se ka ndërruar parti dhe as që më ka treguar bile me një telefonatë”, ka thënë ai për Portalin Online. “Ama më erdhi keq që ai nuk ishte i pranishëm në seancë, i hargjova 2 euro me ble lulen, ia vendosa mbishkrimin ‘në shenjë kujtimi’  dhe më shkoi mundi huq, pasi ai nuk ishte i pranishëm në seancë”, ka theksuar Rrahmanaj me të qeshur. “Po habitem me reagimin e Nismës. Kjo punë nuk ka asgjë të bëjë me kërcënim, unë me Vetonin kemi qenë dhe jemi në raporte shumë të mira, askush nuk mund të më ndalojë të bëjë shaka me miqtë e mi”, është shprehur Rrahmanaj. “Është thjeshtë një keqinterpretim i qëllimshëm i Nismës për Kosovën me qëllim të njollosjes së PDK-së dhe me shpresë të përfitimit të ndonjë poeni politik”, ka përmbyllur ai. Në lidhje me reagimin e djeshëm të Nismës për Kosovën sot është përgjigjur edhe vet Dega e PDK-së në Malishevë. “Dega e NISMA-s në Malishevë po keqpërorur për qëllime të saja politike, simbolikën e vendosjes së një luleje nga ana e këshilltarit Ahmet Rrahmanaj në karrigën e ish këshilltari të PDK-së Veton Telaku i cili pas presioneve 2 vjeçare nga ana e drejtuesve të NISMA-s është detyruar t’i bashkohet taborrit të subjektit qeverisës në Asamblenë komunale të Malishevës përkundër asaj se këshilltar komunal është zgjedhur nga elektorati i PDK-së”, është tërhequr vëmendja në një reagim për media nga ana e degës së PDK-së. “Se ky është vetëm një keqpërdorim nga ana e NISMA-s i simbolikës së këshilltarit të PDK-së ndaj kolegut të tij e dijnë edhe vetë drejtuesit e këtij subjekti fantom të cilët deri para rreth dy viteve përbetoheshin në PDK duke e keqpërdorur madje në të gjitha mënyrat besimin e dhënë”, është theksuar aty. “PDK anjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk e kërcënon askend kurse reagimi i NISMA-s vije si pasojë e frymës kërcënuese të cilën po e kultivon ky subjekt i cili nuk kupton as simbolikën mes miqve por përmes propagandës jo morale tenton të mashtroj qytetarin e Malishevës i cili tashmë ka kuptuar se NISMA në Malishevë ka ardhur në pushtet me mashtrime ordinere”, është përmbyllur reagimi i degës së PDK-së./Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here