Rrahje vajzash, përdorin edhe thika

0

Një sherr i rrallë mes shtatë vajzash të mitura ka ndodhur në qendër të Athinës.

Vajzat kishin një takim dhe më pas debatuan për të dashurit ku sherri ka degraduar në përdorimin e thikave.

Mes vajzave ka qenë dhe një 15-vjeçare shqiptare e cila dyshohet se ka plagosur dy të mitura me thikë dhe është arrestuar nga Policia, raporton korrespodentja Ira Londo për BalkanWeb.

Një prej të plagosurave është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në kirurgji për operacion.

Nga autoritetet vendore po punohet për dokumentimin e shkaqeve të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here