Rrahje mes femrash në Prishtinë

0

PRISHTINË, 15 SHKURT – Rrahjet mes femrash në Kosovë kanë filluar të bëhen kronikë e rëndomtë policore. Një këso rrahje ka ndodhur së fundi në Prishtinë, ku njëra nga ato ka përfunduar në pranga.  Sipas një njoftimi të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës nga Prishtina me këtë rast është arrestuar një femër pasi ajo pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht një femër tjetër së cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Të dyja femrat janë të përkatësisë etnike shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit sulmuesja është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here