Rrahën rëndë tre policë në Maqedoni, banorët menduan se rrëmbyen një femër

0

Dje pasdite janë rrahur tre policë në Shuto Orizare  të Shkupit, njofton TetovaSot.

Dy oficerë të policisë dhe një trajnues policie kanë shkuar në Shuto Orizarë për ta marrë të dashurën e trajnuesit policor dhe banorët e zonës kanë menduar se bëhet fjalë për rrëmbim, pas së cilës ata kanë rrahur policët dhe kanë demoluar plotësisht makinën e tyre.

Të tre janë në Klinikë, njëri prej të treve është në luftë për për jetën.

Tek vendi i ngjarjes janë dërguar ekipet speciale për intervenim të shpejtë të njesitit “EBR”./TS

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here