Rrahen keq mes vete 6 turqë në Mamushë

0

Pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes vete 6 (gjashtë) qytetarë turqë. Policia e Kosovës ka bërë më dije sot se 2 prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa 2 të tjerë kane pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar në trajtim në QKMF-Therandë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një thikë. Të gjithë të përfshirëve në konflikt, pas intervistimit, me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here