Rosetta, guri për të cilin Britania, Franca dhe Egjipiti thonë “është i imi”

0

Një gur i shkruar u gjet nga kaptiteni francez Pierre-François Bouchard gjatë fushatës së Napoleonit në Egjipt më 14 korrik 1799. Guri u zbulua nga dheu në fshatin Roshid (Rosetta). Eshtë një pllakë gur granit i zi, ku janë gdhendur tre mbishkrime apo tekste të njëjta, por në 3 gjuhë të ndryshme. Guri Rosetta iu dorëzua trupave britanike në 1801. Shkencëtarët mendojnë se guri ka qenë monument në formë ylli, i ngritur pas kurorëzim të mbretit Ptolemeut V, për të themeluar kultin hyjnor të sunduesit të ri. Dekreti për këtë monument u lëshua nga një kuvend priftërinjsh në Memfis. Data e dekretit është dhënë si “4 Xandicus” në kalendarin e Maqedonisë së lashtë dhe “18 Meshir” në kalendarin egjiptian, date që përkon me 27 mars 196 pes. Viti është shpallur si viti i nëntë i mbretërimit të Ptolemeut V dhe kjo është konfirmuar nga emrat e katër priftërinjtë që shërbyen në të njëjtin vit, përfshi Aëtus bir i Aëtus, i cili ishte prift i kulteve hyjnore të Aleksandrit të Madh. Ylli prej graniti të zi është shkruar në “gjuhën e perëndive” (hyeroglife); “gjuhën e dokumenteve” (demotike); dhe “gjuhën e grekëve” (përdorur nga dinastia Ptolemeu). Tempulli ku u vendos guri u shkatërrua ndoshta rreth vitit 392, kur perandori romak lindor Theodosi urdhëroi mbylljen e të gjithë tempujve pagane ose jo të krishterë. Me kalimin e kohës, pllaka e shkruar (përmasat e së cilës nuk dihen saktësisht) u thye, copat u morën nga banorët për ndërtime, dhe ‘Guri i gjetur në Roshid apo Rosetta është një pjesë e mbetur prej tij. Guri Rosetta ruhet në muzeun britanik dhe është një nga objektetet më të vizituara. Përkthimi i parë i plotë i tekstit greqisht u shfaq në vitin 1803. Megjithatë kaluan 20 vjet para se përkthimi i teksit egjiptian (hyeroglif) u njoftua nga Jean-François Champollion në Paris në 1822; dhe u desh më gjatë para se studiuesit të ishin në gjendje për të lexuar me besim mbishkrimet e lashta. Që nga zbulimi, Guri Rosetta ka qenë në qendër të rivaliteteve për zotërim midis Francës dhe Britanisë, dhe që nga viti 2003, edhe Egjipti ka dalë me kërkesat e veta për kthimin e gurit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here