Ronaldo zbulon dy skuadrat ku dëshiron të luaj

0

Tifozët e futbollit në Brazil, për një kohë të afërt, mund të kenë kënaqësinë që të shohin në ligën nacionale të tyre, tre herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

Portugezi, duke folur për të ardhmen e tij për një revistë portugeze, ka zgjedhur skuadrat braziliane, Flamengo dhe Corithians, si destinacion që do të dëshironte.

“Flamengo dhe Corithians, janë dy ekipe shumë të njohura. Në Brazil unë kam shumë miq, dhe kam marrëdhënie të mirë më këtë vend”, deklaroi Ronaldo, duke folur për të ardhmen.

“Në Real kam pasur shumë brazilianë. Kaka për shembull, një person të cilin e respektoj, dhe me të cilin  pata kënaqësinë të luaj”, shtoi anëtari i Real Madridit./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here