Ronaldo me kënaqësi sërish do ta vizitonte Kosovën

0

Adnan Ahmeti, udhëheqësi i grupit të tifozëve të Barcelonës për Kosovë (penya kosovar del Barcelona), ka takuar sot fenomenin Ronaldo në aeroportin e Munichut.

Ahmeti që në Berlin ka udhëtuar për të ndjekur finalen mes Juventusit dhe Barcelonës, tregon për bisedën e shkurtër që pati ish-futbollistin e mirënjohur të Barcelonës, Realit dhe Interit.

Ronaldo pas luftës kishte ardhur në Kosovë për të ndihmuar njërën nga shkollat në Gjakovë.

“I tregova kush jam, i thash se vijë nga Kosova dhe ia përmenda vizitën që ia kishte bërë vendit tonë dhe i thashë se jeni sërish i mirëseardhur”, tregon Ahmeti për GazetaOlle.com, para se të shfrytëzonte rastin të bënte një foto me të.

“Faleminderit dhe me kënaqësi do të vijë, pse jo”, ishin fjalët që mi tha Ronaldo.

Adnani bashkë me dy tifozë tjerë të Barcelonës kanë marrë biletat falas nga Barcelona për të përcjellur finalen me Juventusin nga stadiumi në Berlin.

Ronaldo pas luftës kishte ardhur në Kosovë për të ndihmuar njërën nga shkollat në Gjakovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here