Ronaldo ka shpërndarë dhurata për fëmijët në Spitalin e Torinos

0

Sulmuesi i Juventusit Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez i kanë kaluar një pjesë të Krishtlindjeve duke shpërndarë dhurata për fëmijët në spitalin Regina Margherita në Torino.

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka shpërndarë dhurata të hënën në spitaln e Torinos Regina Margherita kur ai dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë vizituar repartin e pediatrisë pak para vigjiljes së Krishtlindjeve.

Çifti ka vizituar spitalin pasi stërvitjeve të Ronaldos ku kampionët e Serie A kanë shpërndarë po ashtu bamirësi për fëmijët, familjet e tyre dhe stafin e mjekëve.

Ish sulmuesi i Real Madridit ishte përshëndetur nga drejtori i spitalit dhe shefi i depertamentit të onkologjisë, me të cilin ai ka biseduar më gjatë para se të kalojë kohën me të vegjlit që janë të shtruar në këtë spital.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here