Ronaldo i thyen hundën me top tifozes, ajo e dënon me një darkë

0

Elena Di Martino, një super tifoze e Juventusit e ka pësuar shumë keq. Ajo ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen mes ekipit të Torinos dhe Chievo-s, kur një top i gjuajtur nga Ronaldo i ka thyer hundën

E ulur pikërisht pas portës në “Allianz Stadium”, ajo është goditur në fytyrë nga një top i gjuajtur nga Cristiano Ronaldo.

“Të goditesh në fytyrë me një top nga Cristiano Ronaldo nuk i ndodh të gjithëve. Faleminderit tifozëve të tjerë që ishin në stadium për suportin”, shkruan Elena.

46 vjeçarja ka dhe një kërkesë për yllin portugez, si për ti “shlyer” dëmin që i bëri: “Cristiano është një idhull, por tani, pas kësaj goditje që mora, pres një ftesë për darkë!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here