Romi nga Mali i Zi e paraqet veturën si të vjedhur që të marr para nga sigurimi

0

Një rom nga Mali i Zi ka raportuar dje në Policinë e Mitrovicës se nga persona të panjohur i është vjedhë vetura e markës “Renault Megane” me targa të Malit te Zi. I dyshuari sipas policisë më vonë e ka ndryshuar deklaratën e tij dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se vetura nuk i është vjedhur por të njëjtën e ka dërguar në Pejë, në “Rent a Car”, pronar i të cilit është një qytetar shqiptar dhe në bashkëpunim me të e ka lajmëruar si të vjedhur në mënyrë që vlerën e të njëjtës ta paguaj kompania e sigurimit pasi që vetura ishte e siguruar kasko. Lidhur me rastin, sipas prokurorit ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka bërë deklarim të rrejshëm dhe se ekziston dyshimi i bazuar se ka elemente të pakonfirmuara të krimit të organizuar. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në burg.

Sigurimi-kasko-21-150x150

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here