Roberto Saviano: Mafia e Kosovës më e forta në rajon

0

Shkrimtari italian, Roberto Saviano, e ka renditur mafinë kosovare më të fortën në rajon. Në një intervistë për “Presheva jonë” me gazetarin Nefail Maliqi, studiuesi i Filozofisë i dënuar me vdekje nga mafia italiane ka thënë se mafia kosovare rivalen kryesore e ka mafinë shqiptare.

Saviano do të jetë në Tiranë i ftuar të marrë pjesë në Panairin e Arteve Pamore dhe Librit.  Si gjithnjë ai është i shoqëruar nga 10 truproja.

Roberto, ju e njihni mirë krimin e organizuar dhe atë shqiptar në veçanti, cili është roli i tij sot?

Shiko koleg, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës në Ballkan po ecën përpara sipas rrugëbve tradicionale. Bandat e fuqishme në rajon bashkëpunojnë fuqishëm. Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë një kancer për Kosovën dhe Shqipërinë dhe janë pengesa më e madhe e këtyre vendeve në rrugën drejt integrimit europian.

Eksodi është një fenomen i dhimbshëm i shqiptarëve kohëve të fundit…

Dhe mund të thuhet hapur se mafia që kontrollon drogën është edhe ajo që organizon, mbron dhe rregullon këtë eksod dramatk, faktet që dalin çdo ditë vetëm e vërtetojnë këtë. Trafiku i qënieve njerëzore është jo vetëm logjistika perfekte e transportimit të drogës por është pjesë e rëndësishme e fitimit dhe kontrollit të territorit. Këtu vepron e gjithë mafia rajonale…

Cila është mafia më e fortë në rajon?

Padyshim mafia kosovare, ajo ka edhe lidhje shumë të forta jo vetëm në territor por edhe në institucione. Shikoni, kemi të bëjmë me një fenomen interesant: mafia kosovare, konkurrenten dhe rivalen më të egër në kontrollin e trafikut të drogës ka mafien që vjen nga Shqipëria, që cilësohet si mafia shqiptare në Europë. Dhe ndërsa politika po flet për bashkim të Shqipërisë me Kosovën, krimi i organizuar ka një axhendë të ndryshme. Mafia kosovare bashkëpunon ngushtë me mafien serbe dhe atë rajonale kundër mafias shqiptare, duke e luftuar egërsisht atë.

Çfarë mendoni për krijimin e Gjykatës Speciale në Kosovë?

Unë mendoj se nuk ka asnjë problem negativ. Kjo do të ndihmonte imazhin e një shteti të ri në Europë. Nëse autoritetet e Kosovës i kanë duart e pastra, kjo gjykatë nuk do të ketë asnjë problem.

Keni folur për madian shqiptare që është e tmerrshme, jo vetëm likuidon kundërshtarët por merret me pasardhësit…

Kam përshkruar raportet faktike të organeve ligjzbatuese. Ju e dini kemi të bëjmë me një realitet që e flasin të gjithë, në rradhë të parë miqtë e mij shqiptarë që janë bashkëpunëtorë të mirë dhe kërkojnë çlirimin nga krimi….

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here