Robert De Niro, një gjysh “qejfli”

0

Robert De Niro interpreton personazhin kryesor në filmin e ri komedi ‘Dirty Grandpa’, ku aktori i famshëm luan rolin e një gjyshi “qejfli” i cili bën një udhëtim me nipin e tij serioz, i interpretuar nga Zac Efron.

Gjatë udhëtimit, nipi mëson se gjyshi i tij në dukje i ëmbël, në fakt është një person i çmendur që përdor një fjalor të pistë dhe që ka qëllim të vetëm të bëjë seks gjatë pushimeve të verës.

Filmi me regji të Dan Mazer dhe skenar të John Philips aktualisht po xhirohet në Atlanta.

‘Dirty Grandpa’ do të shfaqet për herë të parë në 12 gusht 2016.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here