Rita shpallet TV Personaliteti i vitit në Britani

0

Rita Ora ka marrë trofenë Best TV Personality në Glamour Awards, e gjitha për shkak të punës së saj shumë të madhe në The Voice Uk.

Edhe pse në mungesë ajo përmes një videoje ka pranuar çmimin, meqë tashmë këngëtarja ka udhëtuar për në Azi për disa punë të sajat. Menjëherë mediat filluan aludimin e tyre se mos udhëtimi i Ritas ishte i qëllimshmen, vetëm për të mos u takuar me ish-in e saj Calvin Harris, i cili po ashtu ishte pjesë e këtij eventi, dhe që edhe ai mori një çmim atë të “Man Of The Year”.

“Rita mund të ketë shmangur një takim me ish të dashurin e saj më të cilin edhe pse ishin në një lidhje shumë të mirë, ndarja përfundoi në mënyrën më të keqe, por që ky nuk ishte një plan i Ritas, ajo ka muaj që në agjendën e saj e kishte të caktuar të ushtonte për në Azi” – ka thënë një burim për DailyMail.

E në anën tjetër Rita Ora sot ka lansuar edhe klipin e këngës “Poison” . /KultPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here