Rita Ora thotë se flet shqip në familje

0

Rita Ora flet për Kosovën dhe gjuhën shqipe në intervistën për revistën ‘Stylist’.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka pozuar për revistën britanike ‘Stylist’.

Ndër të tjera, në këtë intervistë ka folur edhe për Kosovën, ku është pyetur se çfarë do të thotë për të të jetë kosovare dhe si ka ndikuar që Rita të jetë ajo që është sot.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen time. Më herët këtë vit kam perfomuar në dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe ishte një përvojë e mrekullueshme jo vetëm për mua por edhe për familjen time”, është përgjigjur Rita.

Ndërsa e pyetur nëse flasin në shqip në familjen e saj, Rita ka thënë: “Flas shqip, është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë ta mbajmë gjuhën”.

Rita Ora: Në familje flasim shqip, është shumë e rëndësishme ta ruajmë gjuhën

Rita Ora bathrobe EMAs

Related image

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here