Rita Ora padit kompaninë e reperit Jay Z

0

Ajo hodhi hapin e saj të parë drejt suksesit kur nënshkroi një kontratë me kompaninë “Roc Nation” në vitin 2008, në moshën 18-vjeçare.

Por, tashmë Rita Ora është duke i dhënë fund marrëdhënies së punës me reperin e njohur Jay Z, pasi këngëtarja me origjinë shqiptare e ka paditur. 25-vjeçarja ka kërkuar që të largohet nga kompania e tij, pasi sipas saj, interesat janë fokusuar tjetërkund.

Mediet ndërkombëtare shkruajnë se, “në padinë e paraqitur në një gjykatë në Los-Anxhelos, Ora ka regjistruar disa këngë, por albumi është penguar nga kontrata e saj me kompaninë “Roc Nation”, të reperit Jay Z”.

Ndërkohë, kompania “Roc Nation” nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë çështje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here