Rita Ora mahnit në Oscars

0

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka shkëlqyer në Oscars.

Ajo ka kënduar kolonën zanore të Beyond the Lights.  Rita ka marrë duartrokitje nga publiku në sallë dhe prezantuesi Patrick Niel Harrison e ka lavdëruar paraqitjen e saj.
Ajo e kishte të veshur një fustan nga Marchesa. Rita e ka lënë pa fjalë prezantuesin e famshëm të CNN, Don Lemon.

Në një intervistë në tepihun e kuq, Lemon i ka thënë se nuk e ka njohur kur e ka parë nga mbrapa, por ka thënë se kushdo që është duhet të jetë femra më e bukur në botë.

Kurse prestigjiozja britanike The Guardian e ka quajtur një sirenë. “Është ajo duke duartrokitur sepse flokët e saj ngjyrë platinium dhe fustani si sirenë e bëjnë të bukur? Apo mos është duke e imituar ajo sirenën? Dunno po pavarësisht ngjyrës dhe formës së saj të bukur ajo la shenjë. Një bisht peshku më 2015?”, shkruan The Guardian.

Komente pozitive për Ritën kanë pasur pothuajse të gjitha mediat britanike dhe ato amerikane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here