Ristani: Basha hileqar, e afroi afatin e zgjedhjeve brenda partisë për t’i vënë në vështirësi kundërkandidatët

0

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka zbuluar ditën e sotme nëse do të kandidojë në zgjedhjet për kryetar i PD-së më 13 qershor.

Teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Breaking” në Top News, Ristani u shpreh se nuk e ka ndërmend që të kandidojë për kryetar i Partisë Demokratike.

Ristani u shpreh se do vijojë që të japë kontributin e tij brenda PD-së, por jo duke qenë kryetar. Ai shtoi se do vijojë me ëndrrën e tij në politikë.

Ndërsa i pyetur se kë sheh politikisht të aftë për të kandiduar për kryetar i PD-së, Ristani përmendi emrin e Fatbardh Kadillit.

“Kandidaturë serioze që është vetë shpallur është Fatbardh Kadilli, një burrë që jetën e ka me PD dhe karrierën me PD. Ish-sekretar i burimeve njerëzore në Partinë Demokratike. Do të jetë e vështirë me kandiduar edhe emra të tjerë, pasi Basha i afroi zgjedhjet”, tha ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Sipas tij, ky nxitim i Bashës i vë në vështirësi kandidaturat e tjera, pasi nuk është garë e thjeshtë.

“Është garë që kërkon të bisedosh me demokratët në gjithë Shqipërinë. E kjo do kohën e vet. Hilanjozi mbetet hilanjoz, pasi afroi datën. Një kandidat duhet të hartojnë programin e tyre, e kjo nuk është e thjeshtë. Nuk ju dha mundësi kandidatëve rivalë që të përgatiten”, tha Ristani.

Më pas ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së tregoi se cili do të jetë pozicioni i tij në PD, nëse Basha shpallet sërish kryetar partie më 13 qershor.

“Nuk e lidh vazhdimësinë time me qejfet e Bashës, por me dëshirat e mia dhe me faktin se do vijoj të kontribuoj për PD dhe brenda PD-së. Zërin publik dhe mendimin politik nuk e kam ë kushtëzuar duke qenë pjesë e anëtarësisë në kryesi apo këshill. Kam një përvojë tashmë të gjatë në politike dhe do vijoj ta mbaj profilin tim me mundësitë që jep sot mendia”, tha Ristani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here