Riprocedimi i Gjykatës Speciale, dhunon kuvendin dhe suprimon sovranitetin e shtetit

0
Florim Zeqa
Shpeshëherë në zhargonin e drejtësisë na ka rënë të dëgjojmë  konstatimin; “qëllimi e arsyeton mjetin” ! Kështu bashkësia ndërkombëtare me Gjykatën Speciale po e dëshmon arsyen e krijimit dhe mbështetjes së koalicionit të madhë qeverisës në vend (PDK-LDK).
“Miqt” ndërkombëtar nuk e kanë hallin e (mos) zhvillimit ekonomik të vendit tonë, as ndarjen e drejtësisë, por të imponimit të padrejtësisë (Gjykatës Speciale) si drejtësi selektive.
Mosvotimi i Speciales në Kuvendin e Republikës së Kosovës shkaktoi pakënaqësi të shtuara tek ndërkombëtarët, Lista serbska dhe tek tre liderët shtetëror të Kosovës; dy kryeministrat Thaçi e Mustafa dhe kryeparlamentari Veseli, që vazhdojnë të insistojnë akoma për realizimin e një projekti antikombëtar dhe antishtetëror.
Riprocedimi i Gjykatës Speciale në kuvend, përveq se paradoks të paprecedan, paraqet veprim të dëmshëm dhe me pasoja për të ardhmën e shtetit të Kosovës.
Presioni i shtuar i bashkësisë ndërkombëtare ndaj institucioneve tona për riprocedimin (rivotimin) e amendamenteve që mundësojnë themelimin e kësaj gjykate nga kuvendi ynë, jo vetëm që shtonë dyshimet, por forconë akoma më tepër bindjen qytetare në vend se kjo gjykatë është kundër popullit shqiptar interesave të shtetit të Kosovës.
Argumenti më i kjartë dhe më bindës se “Specialja” është kundër interesave të Kosovës e dëshmonë fakti i insistimit të Listës serbska dhe Serbisë që gjykata të krijohet nga Kuvendi i Kosovës e jo nga OKB-ja !
Sikur të ishte ndryshe, Serbia do të insistonte që gjykata të krijohet nga OKB-ja?! Mos vallë, naivët politik mendojnë ndoshta se Serbia “zemërgjerë”, po ia jep rastin Kosovës që të tregojë se është “shtet demokratik” dhe i gatshëm të përballet me të kaluarën e saj, ta “pastrojë” luftën e UÇK-së dhe çdo thashethëmë rrethë saj ?!
JO, Serbia që nuk ka lënë gur pa lëvizur për të mohuar lirinë dhe pavarësinë tonë, nuk do ta priste fare shtetin që nuk e njeh dhe e synon ta zhbëjë nga harta gjeopolitike, por do të bënte çdo gjë që është e mbundshme që kjo gjykatë të krijohej nga OKB. Përkundrazi do ta dështonte qëllimisht, përmes Listës serbe votimin e saj në Kuvendin e Republiks së Kosovës.
Ajo që po thuhet vazhdimisht, se gjykata e krijuar nga OKB-ja do të ishte më e dëmshme për Kosovën, s’është gjë tjetër përpos një alibi për të justifikuar presionin ndërkombëtar në njërën anë, ndërsa në tjetrën për të frikësuar deputetët dhe shantazhuar akoma më tepër disa prej liderëve të partive tona politike.
Me çfarë logjike politikajt tonë besojnë, që Serbia është e gatshme të mbrojë një version të gjykatës që i konvenon Kosovës më shumë? Përgjigja është e thjeshtë: kjo nuk është miopi politike e liderëve tonë, por është se e kanë “bishtin e zënë” me vepra korruptive dhe kriminale,…si pasojë e të cilave janë të gatshëm të pranojnë gjithëçka dhe çdo gjë që imponojnë ndërkombëtarët, me shpresën  për të shpëtuar “kokën” e tyre
Ndërkombëtarët kanë nevojë për korrupsionin e vendorëve për ta legjitimuar ndërhyrjen e tyre, përderisa vendorët sa më shumë korruptohen, më të sigurtë ndihen në pushtet, e po aq të ndëgjueshëm dhe të varur ndaj ndërkombëtarëve.
Liderët e korruptuar kosovar, pa qenë të siguruar nga ndërkombëtarët se nuk do të ndiqen vet nga Gjykata Speciale, nuk do të kërkonin me kaq ngulm themelimin e saj.
Vërtetë është krijuar një situatë sa paradoksale, po aq qesharake, kur njeriu i rëndomtë, qytetari i thjeshtë ndëgjon të korruptuarit dhe të kriminalizuarit të flasin për drejtësi,…nuk duhet nivel i lartë intelektual për të kuptuar se diçka nuk është në rregull në këtë mes,…kur dihet se drejtësia nuk ju konvenon bartësve të veprave kriminale!
Riprocedimi i votimit të Gjykatës Speciale përveqse është dhunim ndaj kuvendit, suprimon sovranitetin dhe integritetin e institucioneve tona shteërore, lë derën hapur për veprime të mëtutjeshme të Serbisë drejt cenimit të rendit kushtetues të vendit tonë.
Riprocedimi i Speciales në kuvend, do të thotë vazhdim i (keq)qeverisjes Mustafa-Thaçi 3, e kundërta e saj dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, që do të thotë hapje e mundësive të reja për ndryshim të kursit qeverisës në vendin tonë.
Fundja, Qeveria Kosovës nuk ka bazë ligjore dhe as të drejtë morale që ta riprocedojë në Kuvend të njëjtin amendament, ashtu siç po pretendon ta bëjë tani nën presion ndërkombëtar.
Mosvotimi i Gjykatës speciale nuk është dështim i Kuvendit siq po e paraqesin disa prej analistëve, përkundrazi për herë të parë në historinë e parlamentarizmit kosovar të pasluftës e kemi një vendim të pandikuar nga ndërkombëtarët, dhe e cila shënon fillimin e një etape të re në  mardhënjet mes Kosovës dhe “miqëve”  ndërkombëtar.
Edhe pse, aspak punë e lehtë, kjo vjenë si domosdoshmëri e kohës !
Në këtë rast medeomos duhet të dëshmohemi se jemi të zotët të ecim me këmbët tona, në të kundërtën dështimin e kemi të garantuar me ose pa themelimin e Gjykatës Speciale .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here