Ish-qendërmbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, e ka këshilluar trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Kloppin, t’i përdorë taktikat e ish-trajnerit të “Djajve të kuq”, Sir Alex Fergusonit, për ta fituar titullin e Premierligës.

Liverpooli ka qenë brilant deri më tani këtë sezon dhe skuadra e Kloppit është duke kërkuar ta fitojë titullin e Premierligë. Deri më tani, anglezët janë duke e bërë mjaft mirë këtë punë, pasi që janë shtatë pikë larg klubit në vendin e dytë, Manchester Cityt, transmeton Gazeta Express.

Deri në fillim të pjesës së dytë të sezonit, Liverpooli nuk e kishte humbur asnjë ndeshje të këtij sezoni në Premierligë. Më 3 janar, djelmoshat e Kloppit u mposhtën nga rivali kryesor për titull, Manchester City.

Megjithatë, edhe pas disfatës kundër Wolves në rundin e tretë të FA Cup, Liverpooli arriti t’i kthehet fitoreve në ndeshjen e së shtunës, kundër Brightonit. Këtë ndeshje, Liverpooli e fitoi përmes golin të shënuar nga pika e penalltisë nga Mohamed Salah.

“Mendoj se për Jurgen Kloppin është e rëndësishme që ai të distancohet nga historia. Mendoj se kjo mund t’i bëjë edhe më shumë presion. Kur unë kisha fatin të jem në të njëjtën zhveshtore me Sir Alex Fergusonin, kur kishim shumë presion mbi vete, ai gjente diçka për të cilën ne mund të kapeshim”, ka thënë Ferdinand.

“Nganjëherë mjafton të jetë vetëm një paraqitje e mrekullueshme për t’ua mbyllur gojën të gjithëve. Nëse Liverpooli e bën një paraqitje shumë të mirë ndaj njërës nga klubet e mëdha, ta fitojnë atë ndeshje me rezultat 3 apo 4-0, atëherë ata do të kthehen përsëri në formë të mirë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here