Rezultatet: Në 59 bashki, e majta fiton 44, e djathta 14

0

Rezultatet nga numërimet pothuaj përfundimtare të votave në Shqipëri nxjerrin fitues me një diferencë të thellë koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane(ASHE). Nga 61 bashki sa ishin gjithsejtë, deri tani janë numëruar votat për 59 bashki dhe nga ato ASHE i ka fituar 44 sosh, ndërkaq 14 bashki janë fituar nga e djathta apo Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet(APPD).

Bashkitë e fituara nga ASHE-ja:

 

1.Poliçan, Adriatik Zotkaj
2. Skrapar, Nesim Spahiu
3. Pukë, Gjon Gjonaj
4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi
5. Has, Adem Lala
6. Delvinë, Rigles Balili
7. Kolonjë, Arben Malo
8. Libohovë, Luiza Mandi
9. Belsh, Arif Tafani
10. Himarë, Jorgo Goro
11. Cërrik, Altin Toska
12. Konispol, Shuaip Beqiri
13. Pustec, Edmond Themelko
14. Mirditë, Ndrec Dedaj
15. Roskovec, Majlinda Bufi
16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
17. Gramsh, Luljeta Dollani
18. Sarandë, Floriana Koka
19. Rrogozhinë, Beqir Nuredini
20. Korçë, Sotiraq Filo
21. Peqin, Saimir Hasalla
22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
23. Kurbin, Artur Bardhi
24. Lushnje, Fatos Tushe
25. Këlcyrë, Klement Ndoni
26. Shijak, Ardian Kokomani
27. Memaliaj, Durim Rroshi
28. Fier, Armando Subashi
29. Gjirokastër, Zamira Rami
30. Elbasan, Qazim Sejdini
31. Librazhd, Kastriot Gurra
32. Patos, Rajmonda Balilaj
33. Divjakë, Fredi Kokoneshi
34. Maliq, Gëzim Topçiu
35. Vlorë, Dritan Leli
36. Bulqizë, Melaim Damzi
37. Kuçovë, Selfo Kapllani
38. Dibër, Shukri Xhelili
39. Prrenjas, Miranda Rira
40. Kavajë, Elvis Roshi
41. Krujë, Artur Bushi
42. Berat, Petrit Sinaj
43. Durrës, Vangjush Dako
44. Tiranë, Erjon Veliaj

 
 Bashkitë e fituara nga APPD-ja:

1. Klos, Basir Çupa
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
11. Dropull, Arqile Deçka
12. Devoll, Bledjon Nallbati
13. Lezhë, Fran Frrokaj
14. Kamëz, Xhelal Mziu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here