Rey Manaj i bashkohet Arlind Ajetit te Frosinone

0

Sulmuesi i talentuar shqiptar do të mbrojë ngjyrat e Frosinones për gjysmën e mbetur të sezonit.

Klubi ku militon edhe mbrojtësi kuqezi, Arlind Ajeti, praktikisht ka mbyllur akordin me zikaltërit për afrimin e Manajt, por edhe të portierit, Francesco Bardi, i cili kthehet në Itali pas huazimit te Espanyol.

Ky fakt u pohua edhe nga menaxheri i sulmuesit, Jimmy Fontana, që pranoi se së bashku me Interin u vlerësua rruga më e mirë në shërbim të rritjes së Manajt.

Ai theksoi se kalimi te Frosinone është një mundësi reale dhe e rëndësishme, por palët morën disa ditë kohë për ta vlerësuar me kujdes situatën.

Marrëveshja është praktikisht e mbyllur dhe sipas mediave përtej Adriatikut pritet vetëm zyrtarizimi i huazimit të lojtarëve, i cili pritet në orët në vazhdim.

Sot mendohet se do të hidhet firma në kontratë, duke vulosur kalimin 6-mujor të të Manajt te Frosinone.

Interi nuk dëshiron ta shesë talentin shqiptar, por me këtë huazim, 18-vjeçari do të kishte më tepër hapësira për t’u aktivizuar dhe të fitojë eksperiencë.

Rey Manaj mund të jetë në dispozicion të trajnerit Stellone prej sfidës së të shtunës kundër Romës.

Super

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here