Rexhep Selimi:”Astrit Haraqija po e mbron SHIK-un”

0

Deputeti i Vetëvendosje Rexhep Selimi thotë se Astrit Haraqija i LDK’së duke thënë se Vetëvendosje u krijua nga SHIK’u po e mbron këtë të fundit. Sipas Selimit komentet e ish-Ministrit Haraqija janë mënyrë për të mbetur në skenën politike.

“Nuk do shumë komente qasja e tij, nuk do shumë analizë qasja e tij. Më vjen keq që një Ministër i dikurshëm, një politikan i dikurshëm thotë dika që edhe vetë e din që nuk është ashtu”, tha Semili për televizionin ‘Rrokum’.

Sipas Selmit me deklaratat e tilla, Astrit Haraqija po e mbron SHIK’un, por siç theksoi ai, kjo nuk është mënyra e duhur.

“Ne si Vetëvendosje e marrim si fyerje një koment të tillë dhe jam i sigurt që po ta bënim ne këtë për Haraqinë ai nuk do ta merrte si fyerje, por ne e marrim si fyerje, jo për shkak se e thotë Haraqija por për shkak se e thotë një të pavërtetë, thotë dika që domosdoshmërisht del si mbrojtja më e mirë e SHIK’ut. Nëse ai ka vendosur të mbroj SHIK’un me këtë formë e ka zgjedh formën e pa duhur për shkak se një hetim ndaj SHIK’ut e demanton atë”, tha Selimi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here