Rexhep Selimi nuk e përjashton mundësinë që të vijë në krye të Vetëvendosjes

0

Deputeti lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë kryetar i lëvizjes Vetëvendosje. “Ku i dihet”, ka thënë ai, kur është pyetur ai për një gjë të tillë. Ai në një intervistë për Express ka thënë se nuk qëndron që Sekretari organizativ Dardan Molliqaj i merrë në pyetje anëtarët e këtij subjekti.  Selimi ka thënë se gara për kryetar të Vetëvendosjes ka qenë e hapur dhe se në të ka mundur që të garojë edhe Shpend Ahmeti. Ai nuk e ka parë Ajnishahe Halimin si shtyllë të Vetëvendosjes në Skënderaj. Duke folur për arrestimet e fundit të disa aktivistëve, Selimi i ka cilësuar ato “tipike politike”, që kanë për qëllim pengimin e opozitës drejt realizimit të qëllimeve të saj. Ai ka thënë se protestat nuk do të ndalen, pasi që janë i vetmi mjet në demokraci për të shprehur paknaqësinë. Selimi ka demantuar pohimet se Opozita po ndahet, përkundrazi sipas tij, ata janë më të bashkuar se kurrë. Për Gjykatën Speciale ka thënë se është shumë e dëmshme për Kosovën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here