Rexhep Selimi mbron flamurin kuqezi nga ambasadorja e Francës

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ia ka parë shumë për të madhe ambasadores së Francës në Kosovë, Maryse Daviet, kur ajo ka kërkuar që në Kosovë më shumë të përdorët flamuri shtetëror i Kosovës sesa ai kombëtar kuqezi. Së këndejmi ai i ka thënë asaj se nëse nuk na e don flamurin kombëtar mos të qëndroj fare në Kosovë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e plotë të Rexhep Selimit në Facebook:

“Zonja ambasadore e Francës duket që e ka problem valvitjen e flamurit të shiptarëve në Kosovë. Nuk është hera e parë që kjo zonjë shprehet kundër valvitjes së flamurit tonë shqiptar këtu në Kosovë. Madje ajo sot u deklarua se “e don flamurin kuq e zi por vetëm në Shqipëri…”
Zonja Ambasadore, nëse ju pengon fluri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë!
Nëse nuk të pelqen flamuri i shqiptareve, atëherë pse ke ardhur këtu në vendin e shqiponjave?”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here