Rexhep Selimi harron fyerjet e Haradinajt, i shkon te shtëpia në Gllogjan

0
Një ditë pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Ramush Haradinajt dhe deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimit, ky i fundit sot ka qëndruar në Gllogjan në vendlindjen e kryeministrit.

“Gllogjan 24 Mars 2018. Në nderim të dëshmorëve të Lirisë, në nderim të luftës së UÇK-së dhe gjithmonë në rrugën e drejtë të amanetit të dëshmorëve”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Facebook.

Debati mes kryeministrit Haradinaj, dhe deputetetit të Lëvizjës Vetëvendosje Rexhep Selimi në Kuvendin e Kosovës kaloi në përplasje, kjo përshkak të votimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Me të përmendur këtë Selimi, ka nervozuar keq të parin e ekzekutivit.

Ai e ka quajtur gënjeshtar Selimin si dhe ia ka përmendur faktin se me gjithë aktivitetin e tij për liri dhe pas luftës në politikë asnjëherë nuk e ka gjetur asgjë.

Mbrëmë, Kryeministri Ramush Haradinaj e ka goditur fort Rexhep Selimin duke i thënë gjithçka nga foltorja e Kuvendit. E ka vënë në dyshim të kaluarën e tij dhe e ka quajtur rrenc.

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje sot bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan me rastin e 20 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”.

Me këtë rast, kryetari i Lëvizjes, Albini Kurti, kujtoi se më 24 mars të vitit 1999, kishim përfshirjen e NATO-s në luftën çlirimtare të UÇK-së, bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë së tretë dhe forcave të Millosheviqit.

“Mirëpo saktësisht një vit para bombardimeve të NATO-s nisi Epopeja e Dukagjinit, nisi kushtrimi i lirisë dhe lufta çlirimtare në Dukagjin. Sot, ne me nderim dhe respekt të thellë kujtojmë burrat, gratë e të rinjtë, pleqtë e fëmijët, që nuk janë më në mesin tonë dhe të cilët na e përkujtojnë se historia nuk kalon”, tha Kurti.

Sipas njoftimit të VV-së, Kurti tutje ka thënë se toka e Kosovës përveçse e ujitur me djersën e bujqve dhe punëtorëve është edhe e larë me gjakun e dëshmorëve.

“Ashtu sikurse dikur që çlirimi nisi prej nesh e nga brenda e më pas u ndihmua prej jashtë e nga të tjerët njësoj edhe sot zhvillimi duhet të fillojë prej nesh e nga brenda që të ndihmohet prej të tjerëve e nga jashtë”, shtoi ai.

“Lavdi gjithë dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit shqiptar! I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës e i tokës shqiptare që as nuk falet e as nuk shitet!”, përfundoi Kurti.

Kurti shkon në vendlindjen e Haradinajt: Dheu i Kosovës nuk falet

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here