Rexhep Qosja:Shqiptarët nuk duhet formuar Gjykatën Speciale,ashtu ne e dënojmë vetëveten

0

Dënimin e Grupit të “Drenicës” e quan të motivuar poltikisht dhe të bërë për ëlime politike, ndërsa kërkon të mos votohet Gjykata Speciale.

Akademik Rexhep Qosja e ka porositur klasën politike që mos ta themelojë Gjykatën Speciale.

“Për mua është me rëndësi, është me rëndësi politike dhe etike, është me rëndësi historike, është me rëndësi kombëtare, që atë Gjykatë të mos e themelojnë vetë shqiptarët. Shqiptarët nuk do të duhej, në asnjë mënyrë, ta dënojnë vetveten, nuk do të duhej të vetëdënohen”, ka thënë Qosja.

Duke folur në këtë intervistë edhe për dënimin me burgim të ish-komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimit, Sami Lushtakut dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Qosja ka thënë se këto janë dënime të frymëzuara prej motiveve politike e të bëra për qëllime politike.

Qosja thotë se ngjarjet në Kumanovë janë shkaktuar nga politika nacionaliste të Nikolla Gruevskit.

Duke folur në një intervistë për “Epokën e Re”, për ngjarjet në Kumanovë Qosja i ka ngarkuar me përgjegjësi edhe dy partitë shqiptare, BDI-në dhe PDSH-në.

Ndërkaq, duke folur për kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së, zgjedhjen me aklamacion të Isa Mustafës kryetar, Qosja e ka krahasuar me bolshevikët e Stalinit e fashistët e Musolinit.

“Kohët e fundit politikën kosovare e kanë shënuar ato katër ngjarje -ndonjëra prej tyre e pritur e ndonjëra e papritur. Dhe këto katër ngjarje janë: 1. Sulmi blickrig i Qeverisë së tanishme të Maqedonisë ndaj lagjes shqiptare në Kumanovë, në të vërtetë ndaj kundërshtarëve të asaj qeverie, që ishin vendosur në atë lagje; 2. Dënimi i komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, i komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, dhe i disa pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; 3. Mbledhja plenare e Kuvendit të Kosovës për miratimin e ligjit mbi themelimin e Gjykatës së Veçantë për trajtimin dhe dënimin e krimeve eventuale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; dhe 4. Kuvendi i Tetë Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilin kryetar i kësaj partie u rizgjodh Isa Mustafa. Këto katër ngjarje jehuan, cila më shumë e cila më pak, në jetën kombëtare shqiptare në përgjithësi, kurse tri prej tyre patën dhe do të vazhdojnë të kenë jehonë edhe ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto katër ngjarje do të jenë me ndikim edhe në politikën e ardhshme të Kosovës e të Shqipërisë, por dy prej tyre edhe në politikën e faktorëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës dhe, mund të jetë, ndaj Shqipërisë”, ka theksuar Qosja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here