Rexhep Qosja e vlerëson më në fund Ismail Kadarenë

0

Akademik Rexhep Qosja ka folur me tone pozitive për shkrimtarin Ismail Kadare. Kjo ka ndodhur në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, kur është pyetur nga studentët.

“Ismail Kadare, është shkrimtar me talent të shquar dhe si i tillë ka të drejtë që në mendimet e tij të shprehë dëshirat e tij; unë jam para se gjithash historian i letërsisë, i cili në radhë të parë, bazohet në faktet konkrete. Për çështjet që kemi diskutuar me Kadarenë unë kam folur si studiues, ndërsa ai si shkrimtar. Ai bazohet në imagjinatën, ndërsa unë në të dhënat. Por, ata që polemizojnë mes veti, shumë herë, janë njerëz që e duan njëri-tjetrin”, ka thënë Qosja.

Qosja dhe Kdarae viteve të fundit kishin polemizuar ashpër mes vete.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here