Resul Sinani i shpëton rënies në greminë

0

Prezantuesi i “RTK”-së Resul Sinani së bashku me një grup kolegësh të tij kanë udhëtuar me një Autobus për në Dubrovnik të Kroacisë për të bërë prezantim në një konferencë që do të mbahet nesër në këtë vend turistik.

Gjatë rrugës, Autobusi dy katesh nuk ka mundur ta marr kthesën dhe vetëm për pak ka shpëtuar pa rënë në greminë.

Ja postimi i plotë i tij:

“Sot, Zoti ishte me mua dhe shume kolege te mi, qe ishim duke udhetuar per ne Dubrovnik te Kroacise.

Autobusi dykatesh dhe i mbushur plote, nuk mundi te marre kthesen dhe vetem disa centimetra na ndanin nga renia ne gremine, ngase gjysma e gomes vetem kishte dale nga rruga!

Faleminderit Zotit, tash te gjithe jemi duke shijuar darkën dhe duke menduar per prezantimet e neserme ne konference!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here