Respektimi i Ligjit në Shqipëri:Gjykata e dënon 2 vjet burg,kryebashkiaku pin kafe në shesh

0

TIRANË – Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila e dënoi me dy vjet burg, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu vijon i pashqetësuar aktivitetin e tij ditor.

Mziu është fotografuar pak ditë më parë, në një prej lokaleve të Tiranës, duke shijuar një kafe me miqtë e tij.

Ndaj kryebashkiakut rëndojnë akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”, ndërkohë që i është hequr edhe e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.

Mziu shijon i qetë kafen me shokët, ndërkohë që është në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit. Avokati mbrojtës i të pandehurit Mziu, Genc Gjokutaj, deklaroi se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila nuk u dha në formë të prerë.

Ndërkohë që pavarësisht vendimit, Mziu tregoi bindjen se do të vazhdojë rikandidimin për zgjedhjet vendore që do mbahen më 21 qershor./Shekulli Online/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here