Respekti për ngjashmëritë dhe dallimet kulturore krijon paqe

0

ISTRIVA GAVA

Sjelljet, idetë, qëndrimet dhe traditat e një grupi të madh njerëzish trashëgohen nga një brez në tjetrin. Ndër ngjashmëritë tona universale, emblama e gjinisë sonë është aftësia për të mësuar dhe për t’u përshtatur. Evolucioni na ka mësuar të jetojmë në mënyrë krijuese në një botë në ndryshim dhe t’u pershtatemi mjediseve nga xhungla ekuatoriale deri në akujt e Artikut. Në një botë të përçarë nga luftërat, paqja e vërteta kërkon respekt për ngjashmëritë dhe dallimet kulturore. Megjithatë dallojmë nga kultura në kulturë, njerëzit kanë disa norma të përbashkëta. Forca e kulturës shfaqet në norma të ndryshme si dhe rolet që luajnë njerëzit. Kultura ndikon mbi njerëzit duke u caktuar atyre role për të luajtur. Luajta e një roli shpesh i bën njerëzit që ta besojnë sjelljen e tyre – veprimi bëhet mësim. ‘E gjithë bota është një skenë’ Te gjithë burrat dhe gratë janë thjesht aktorë. Dhe një njeri luan shumë role, se jeta shoqërore është si loja në një skenë teatri, me akte, maskat dhe pamjet. Veprimet tona varen jo vetëm nga situata shoqërore , por edhe nga dispozitat tona. Jo të gjithë i përgjigjen njëlloj trysnisë. Megjithatë, shumë situata shoqërore mund të lëvizin njerëz “normalë” në mënyra “anormale”. Bota i konsideron meshkujt me epërsi, të aftë të drejtojnë dhe agresivë. Kjo lidhet me realitetin. Në çdo shoqëri burrat janë shoqërisht dominantë. Në asnjë shoqëri të njohur nuk është parë që gruaja të dominojë mbi burrin. Stili i burrave në bashkëbisedim pasqyron shqetësimin e tyre për pavarësi, kurse i grave për varsi. Burrat dhe gratë kanë prirje për të shfaqur dominim shoqëror, agresion dhe seksualitet të ndryshëm. Në lojën për gjetjen e partnerit, burrat dëshirojnë gra të bukura dhe të reja në moshë, kurse gratë dëshirojnë burra të pasur dhe me pushtet. Si ruhen zakonet nga brezi në brez? Mendimi kryesor është supozimi i rritjes ( mënyra si prindërit i rritin dhe i edukojnë fëmijët), kjo vendos për të ardhmen e fëmijës. Fëmijët asimilojnë shumicën e vlerave në shtëpi. Në çdo çast ne jemi njëkohësisht krijuesit dhe krijesat e botës sonë sociale. Ne jemi produkte të gjeneve dhe të mjedisit tonë social. Njerëzit ndihmojnë në krijimin e situatave shoqërore. Kështu, fuqia qëndron brënda individit dhe situatës. Ne krijojmë dhe krijohemi nga bota jonë shoqërore. Ne jemi produkt dhe arkitektë, autorë dhe aktorë të botës sonë shoqërore. Zgjedhjet tona sot përcaktojnë mjedisi tonë nesër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here