Reperi i njohur solidarizohet me kosovarin që Gjermania do ta deportojë

0

Këngëtari i njohur gjerman i rapit, Sido, ka treguar solidaritet me kolegun e tij, reperin me prejardhje nga Kosova, Prince-H (Hikmet Prizreni) i cili po mbahet në burgun për dëbim nga Gjermania. I vetmi faj për të cilin Hikmeti po mbahet në burg dhe pritet të deportohet në Kosovë, thotë Sido, është, statusi i refuzuar i azilit. Ai ka 27 vjet që jeton në Gjermani dhe së shpejti mund të detyrohet ta braktisë këtë vend, shkruan hiphopholic.de, përcjell albinfo.

“Kolegu im reper Hikmet aka Prince-H ka disa probleme me këtë shtet dhe po mbahet në burgun për deportim. Çfarë krimi ka bërë ai? Asnjë. Përse mbahet në burg? Sepse i është hedhur poshtë kërkesa për azil”, shpjegon Sido.

Nisur nga kjo, Sido apelon për ndihmë, që të sigurohet një shumë parash për t`ia mundësuar kolegut të tij një avokat i mirë. Për ta realizuar këtë, ai ka thirrur të gjithë për pjesëmarrje në një party solidarizimi që do të mbahet të martën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here