RENEA sulmohet me armë nga i shumëkërkuari për vrasje Petrit Dushi

0

Forcat RENEA u ndodhën sot para të shtënave me armë zjarr. Operacioni i zhvilluar në Orosh të Mirditës për arrestimin e një të shumëkërkuari, u shoqërua me shkëmbim zjarri mes palëve. 44-vjeçari Petrit Dushi, i dënuar në mungesë për veprën penale të vrasjes, është lokalizuar në fshatin Orosh dhe për arrestimin e tij janë nisur forcat RENEA.

Pasi konstatoi praninë e policisë, 44-vjeçari i armatosur u largua nga banesa në drejtim të pyllit, nga ku ka qëlluar me armë zjarri drejt efektivëve, të cilët i janë kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë. Sipas raportimeve nga të shtënat me armë zjarri dyshohet se i arratisuri është plagosur, ndërkohë që vijon aksioni për arrestimin e 44-vjeçarit Dushi.

Mësohet se forcat e rendit po përpiqen të bëjnë negociata me 44-vjeçarin përmes të afërmve të tij. I arratisuri Petrit Dushi është njohës i mirë i terrenit, si banor i zonës, gjë e cila e favorizon në largimin e tij.

Petrit Dushi është dënuar me 20 vite burg në mungesë, për veprën penale të vrasjes dhe falsifikimit te dokumenteve, pas kërkimeve të shumta, është zbuluar se fshihej në një zone të thellë të Mirditës. Forca të shumta të RENEA-s janë nisur drejt fshatit duke rrethuar gjithë zonën. Për shkak se operacioni zhvillohet në një zone malore dhe terren shumë të vështirë dhe personi paraqet rrezikshmëri, është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri./Shekulli/

renea1-620x348

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here