RENEA fillon mësymjen në Lazarat, i ka të identifikuar 21 të dyshuar për sulmin mbi policinë

0

Pak para orës 19:00 sipas burimeve të gazetës “Shekulli” ka nisë mësymja e forcave speciale RENEA në Lazarat. Trupat e para kanë hyrë në fshat.  Policia bëri me dije se është e vendosur ta çojë operacionin deri në fund, deri në kapjen e të gjithë personave të armatosur që sulmuan policinë. Nëse grupi i armatosur do t’i kundërpërgjigjet policisë me armë, policia është e vendosur t’i asgjësojë.

Policia e Shtetit ka angazhuar më shumë se 400 forca të RENEA-s, FNSH dhe policisë lokale, në operacionin për kapjen e personave që qëlluan me armë mbi efektivët e RENEA-s paraditen e sotme.

Ndërkohë janë identifikuar 21 shtetas, si të dyshuar për sulmin dhe që aktualisht lëvizin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat.  Ajo që bie në sy nga lista e mëposhtme është fakti që shumica prej tyre janë nën moshën  22-vjeçare.

Policia e Shtetit u bën thirrje këtyre shtetasve të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Një thirrje u drejtohet edhe banorëve  si dhe drejtuesve të pushtetit vendor në Lazarat, për të bashkëpunuar me forcat e policisë.

Policia e Shtetit apelon se është e vendosur për zbatimin me rreptësi të ligjit, deri në kapjen apo asgjësimin e grupit të armatosur, nëse i rezistojnë operacionit të policisë duke u kundërpërgjigjur me armë.

Këta janë 21 shtetasit e shpallur në kërkim:

Arbion Aliko, 20 vjeç

Alban Aliko, 18 vjeç

Bervin Basho., 22 vjeç

Edmond Boci, 48 vjeç

Zhaklin Derxho, 18 vjeç

Xhuljano Nuri, 22 vjeç

Gurim Skënderi, 29 vjeç

Xhemal Gjini, 18 vjeç

Fatmir Gërveshi, 20 vjeç

Gerald Bime, 17 vjeç

Jeton Kalemi, 21 vjeç

Rustem Mahmutaj, 20 vjeç

Albon Meçi, 20 vjeç

Denis Mahmutaj, 19 vjeç

Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç

Sinan Rabaj, 30 vjeç

Eligent Basha, 21 vjeç

Albi Mahmuti

Sevo Shurdhi

Endush Aliko

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here