Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjit 6 vende

0

Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë 6 pozicione në renditjen e re të FIFA-s për muajin qershor. Nga vendi i 57-të që ishte një muaj më parë, skuadra e De Biazit renditet tashmë në vendin e 51-të. Pavarësisht se gjatë muajit maj kombëtarja kuqezi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, pozicioni i ri konsiderohet si diçka pozitive. Me këtë renditje, kombëtarja ka lënë pas skuadra si Mali, Egjipti, Japonia dhe Turqia. Për sa u përket skuadrave të tjera eliminatore të Grupit I në “Euro 2016”, Portugalia mbetet në vendin e shtatë, Danimarka në të 29-in, ndërsa Serbia ka humbur një vend, duke shkuar në vendin e 45-të. Armenia ka humbur 7 vende duke u renditur e 85-ta. Renditjen e FIFA-s e kryeson Gjermania, ndërkohë që vlen për t’u theksuar se Argjentina është parakaluar nga Belgjika, që ngjitet në vend të dytë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here