Rëndësia jetike e Poezisë

0

SHQIPTAR OSEKU

ndalet njeriu e mejton
një pasmesnate
për ato që s’u thanë
në mënyra të reja
si nuk ishin thënë kurrë më parë
dhe kupton që heshtja
s’ekziston
e se njeriu mëson
më fort kur e lëshon tjetrin
se sa kur e shtrëngon
më shumë nga forca
për të jetuar
se nga vdekja
prano më
në fund gjithçka
do të na mirret
këtë e dimë të gjithë
dhe gjithçka ishte
dhe është
kthehet sërish
por askush s’na merr dot
rrëfimin tonë
gjuhë, oh
mos u dorëzo!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here