Remzi Shala: Kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale por nuk e njoh këtë gjykatë

0

Dje një ftesë nga Gjykata Speciale i ka shkuar edhe ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, që njihet me nofkën “Molla e Kuqe” nga fshati Shirokë i Suharekës.

Shalës, ish-komandant i njësisë speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, nuk i janë dhënë detaje se në çfarë cilësie pritet të intervistohet.

Shala, nga Suhareka, ka thënë se nuk do t’i përgjigjet thirrjes së Gjykatës Speciale – duke rrezikuar kështu që të gjobitet apo edhe të dënohet me burgim, siç e paralajmëron thirrja.

“Unë, Komandant “Molla e Kuqe”, i togut të njësisë speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇKësë, kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për t’u dorëzuar në Hagë. Deklaroj para gjithë popullit se nuk do të dorëzohem dhe nuk do t’i përgjigjem kësaj ftese”, ka thënë ai në një prononcim për Gazetën Express.

“Ata që ma sollën këtë ftesë u deklaruan se janë policë të EULEX-it, ndërsa unë iu kundërpërgjigja se nuk e njoh këtë gjykatë, se unë jam shqiptar, dhe jam krenar për luftën që kam bërë”, është shprehur ai.

“Andaj, u bëj thirrje të gjithë shokëve të mi, si kur kemi dhënë besën për atdhe dhe për flamur, ashtu të jemi të një bese, mos ta njohim këtë gjykatë dhe mos të dorëzohemi në Hagë”, ka thënë Shala.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here