Remi,ish komandanti i UÇK-së,aktualisht deputeti më i pasur i Parlamentit të Kosovës

0

Rrustem Mustafa, ish komandat i Zonës Operative të Llapit në luftën e fundit, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në bazë të dhënave që ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit hyn në top listën e politikaneve më të pasur në Kosovë, raporton zëri.info

Një ditë pas publikimit të pasurisë, deputeti Mustafa është munduar ta mohoj se shtëpia e tij ka vlerë milionësh, por të dhënat që ai ka dorëzuar në Agjenci tregojnë qartë se shtëpia e tij prej 1600 metra katror e cila gjendet në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë ka vlerë prej hiç më pakë se 5 milionë euro raporton zëri.info

Madje deputeti Mustafa ka vetë deklaruar se  në objektin në fjalë është e venduar Postë Telekomi i Kosovës ku për çdo vjet në emër të qirasë merr nga 96 mijë euro.

Përveç shtëpisë Mustafa ka deklaruar se ka në pronësi 3 tre ari truall në vlerë prej 900 euro, si dhe 10 hektarë tokë pasuri të përbashkët familjare pa e caktuar vlerën e saj. Deputeti Mustafa po ashtu ka deklaruar në dy llogari bankare në banka komercial në vend ka të depozituara rreth 22 mijë euro, deri sa paga e tij vjetore për punën që bën është 15 mijë e 310 euro, raporton zëri.info
Image

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here