Remi: Jam i gatshëm të ballafaqohem nëse jam në listën e Speciales

0

Rrustem Mustafa-Remi, deputet i PDK-së, ka theksuar se nuk ka informacion se PDK-ja e ka koordinuar dështimin e Speciales në Kuvendin e Kosovës.Mustafa tha se të huajt kanë qenë të mirëseardhur, por ata në shumë raste nuk kanë arrit me vendos në këtë vend, duke shtuar se vendi ka ngec dhe nuk po zhvillohet më tutje.

Deputeti Mustafa ka theksuar se gjithçka mundet të hetohet, por ata janë të sigurt në pastërtinë e luftës sa që ajo nuk mundet më të diskutohet.

UÇK e ka krye misionin e vet, dhe sipas Mustafës edhe presidentja e kryeministri le ta harrojnë se nuk ka ma çka të ‘pastrohet’.

Mustafa ka thënë se nëse ai është në listë, është i gatshëm edhe të ballafaqohet, por sipas tij është për t’u hetuar gjithçka, madje edhe krimet ekonomike, duke nga privatizimin e deri sot.

Sipas tij, zhvillimit ekonomik ju ka ndalë fryma dhe nuk ka zhvillim në këtë vend dhe është jetike që Gjykata të kalojë.

Komandant Remi, deputeti i PDK Rrustem Mustafa, këto komente i ka bërë në emisionin Rrokum Roll në Televizionin Rrokum.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here