Rekordi që Ronaldo nuk do të jetë kurrë në gjendje t’ia rrëmbejë Leo Messit

0

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi konkurrojnë për vite me radhë për titujt e mëdhenj kolektivë dhe individualë, për rekordet e rezultateve dhe arritjeve mahnitëse në botën e futbollit.

Sa i takon “Topit të Artë”, ata janë në të njëjtën gjatësi vale, sepse e kanë fituar nga pesë herë secili deri më sot.

Por, ka një shenjë se CR7 nuk do të jetë në gjendje kurrë t’ia rrëmbejë Leo Messit një rekord, për shkak të dallimit të madh midis regjistrave të njëri-tjetrit: atë të dëbimeve nga fusha (ndëshkimeve me kartonë të kuq).

Ylli argjentinas i Barcelonës, 30 vjeç, ka parë vetëm një karton të kuq në karrierën e tij profesionale, në debutimin e tij me Argjentinën, në vitin 2005, në një miqësore kundër Hungarisë, të fituar nga Albiceleste (1-2).

Ky dëbim për të erdhi më 17 gusht të atij viti, në Budapest, dhe është përshkruar si i padrejtë nga mediat dhe analistët.

Brenda 30 sekondave nga hyrja në fushë (në minutën e 65-të) Messi dribloi Vanczák, ndërsa hungarezi e kapi për fanelle atë, në një përpjekje për ta ndaluar.

Leo e ngriti krahun e tij, duke goditur fytyrën e kundërshtarit, por pa ndonjë qëllim. Gjyqtari Markus Merk e ndëshkoi yllin argjentinas me karton të kuq, para mosbesimit të shokëve të tij. Messi shkoi pa vetëdije në dhomat e zhveshjes.

Sa i takon Cristiano Ronaldos, 33 vjeç, ai ka marrë jo pak kartonë të kuq midis viteve 2004 dhe 2017, kur pa të fundit. Me Manchester United, ylli portugez u dëbua 4 herë nga fusha me të kuqe, dy prej tyre kundër Manchester City, në derbin e qytetit.

Me fanellën e “Los Blancos”, Ronaldo e ka parë 6 herë kartonin e kuq para syve, i fundit në klasiken Barcelona-Real Madrid. Me Portugalinë, CR7 është i pastër në këtë drejtim, sepse nuk është ndëshkuar asnjë herë me të kuqe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here