Jasmine Harrison, është e reja që ka arritur të notojë 3000 milje e vetme mes Oqeanit Atlantik duke thyer kështu rekord botëror.
Gjatë natës gjërat nuk shkuan mirë për Jasmine-n, e cila është vajza më e re që ka lundruar e vetme mes oqeanit, pasi një dallgë e madhe goditi kanoen e saj, duke e përmbysur.
Megjithatë 21-vjeçarja thotë se kaloi një eksperiencë të paharrueshme liri dhe pavarësie në jetën në det përgjatë 70 ditëve.
Duke përshkruar vështirësitë e udhëtimit dhe se si arriti të bënte një rrugë kaq të gjatë, Jasmine tha: “Mendoj se mund të kem ngrënë rreth 40 kg çokollatë”.