Rekomandohet nxjerrja e ligjit për amnistinë e të burgosurve

0

Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, sot u bë e ditur se Komisioni ka realizuar vizita në Qendrat Korrektuese në Dubravë dhe në Lipjan, ndërkaq u shpalosën të gjeturat gjatë mbikëqyrjes së këtij ligji.

Problemet me të cilat përballen të parabugosurit dhe të burgosurit janë: mungesa e Ligjit për Amnistinë, mosfunksionimi dhe parregullësitë për panelin për lirim me kusht dhe çasja joserioze kundruall shqyrtimit të kërkesave për lirim me kusht, mbajtja në paraburgim për një kohë të gjatë në pritje të gjykimit, si dhe vendosja e të paraburgosurve në këtë institucion që do të duhej të ishte i ndarë, mosfunksionimi i institucionit të faljes, moszbatimi Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, etj.

Mes tjerash Komisioni ka rekomanduar që të fillojë nisma për nxjerrjen e Ligjit për Amnistinë, të rishikohen dispozitat e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale që ka të bëjë me përbërjen e panelit për lirim me kusht, të sigurohet objekti i ndarë për të paraburgosurit, të ketë trajtim më serioz në raport me kërkesat për faljen nga Presidenti, si dhe të rishikohen dispozitat e Ligjit për Kodin e Drejtësisë, që ka të bëjë me paraburgimin dhe shqiptimin e dyfishtë të masave për të miturit nga ana e gjykatave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here