Regjisori shqiptar, Izer Aliu çmim në Palm Springs për filmin “The Good Life-Over There”

0

Regjisori shqiptar, Izer Aliu që jeton në Norvegji ka marrë çmimin “Best Live Action”, në kategorinë e filmit të shkurtë mbi 15 minuta në Festivalin Ndërkombëtar “PALM SPRINGS INTERNATIONAL SHORTFEST”.
Në mbrëmjen e së dielës janë ndarë çmimet në këtë festival prestigjioz i cili rangohet në kategorinë B ku filmi “The Good Life-Over There”, është shpërblyer me vendin e parë në këtë kategori.

E veçanta e këtij çmimi është se regjisori shqiptar Aliu në këtë film ka trajtuar jetën e një emigranti shqiptar në Norvegji. Ky çmim, përpos trofeut përfshinë edhe vlerën monetare prej 2 mijë dollarëve. Izer Aliu, jeton dhe vepron prej vitesh në Norvegji. Ai ka diplomuar në Shkollën e Filmit norvegjez në Lilehamer, institucion në të cilin pranohen vetëm nga 6 persona për çdo dy vjet. Vitin e kaluar Ali është zgjedhur në mesin e 10 regjisorëve më të mirë në shtetet e Skandinavisë nga katër revistat më të mëdha për film të Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës. Ndryshe, Izer Aliu që dy vite triumfon në Festivalin e Filmit të metrazhit të shkurtë në Norvegji.

Më herët gjatë një interviste për KultPlus, regjisori Aliu ka bërë të ditur se është duke punuar edhe në një projekt tjetër filmik të metrazhit të gjatë të titulluar “Hunting Flies”. /KultPlus.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here