Refuzoi Kosovën e Shqipërinë, Januzaj “përjashtohet” nga Belgjika

0

Adnan Januzaj ka mbetur jashtë ekipit të Belgjikës për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2016 kundër Qipros dhe Izraelit.

Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2016 kundër Qipros dhe Izraelit.

Por, në mesin e të ftuarve nuk gjendet Adnan Januzaj, i cili vitin e kalaur refuzoi ta përfaqësoj Shqipërinë dhe Kosovën.

Wilmots e ka lënë Januzajn jashtë listët për shkak të mungesës së paraqitjeve të vazhdueshme në Manchester United e

“Nuk kam dyshime për kualitetet e Januzajt, por kam fare pak mundësi ta shoh, për të që të shfaq kualitetet”, deklaroi Wilmots në konferencë për shtyp.

“Në atë pozitë, kemi konkurrencë të fortë dhe thjesht më duhet të them se ai nuk është duke luajtur mjaft për momentin”, u shpreh ai.

Të ftuarit

Portierët: Thibaut Courtois (Chelsea), Simon Mignolet (Liverpool), Jean-Francois Gillet (Torino)

Mbrojtësit: Toby Alderweireld (Southampton), Laurent Ciman (Standard Liege), Laurens De Bock (Club Bruges), Jason Denayer (Glasgow Celtic), Vincent Kompany (Manchester City), Nicolas Lombaerts (Zenit St Petersburg), Thomas Meunier (Club Bruges), Jan Vertonghen (Tottenham Hotspur)

Mesfushorët: Nacer Chadli (Tottenham Hotspur), Kevin De Bruyne (VfL Wolfsburg), Steven Defour (Anderlecht) Moussa Dembele (Tottenham Hotspur), Marouane Fellaini (Manchester United), Radja Nainggolan (AS Roma), Axel Witsel (Zenit St Petersburg)

Sulmuesit: Michy Batashuayi (Marseille), Christian Benteke (Aston Villa), Eden Hazard (Chelsea), Yannick Ferreira-Carrasco (AS Monaco) Romelu Lukaku (Everton), Dries Mertens (Napoli), Divock Origi (Lille)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here