Refugjati: Ju tregoj si falë policit shqiptar jeta ime rrodhi ndryshe

0

Ndonjëherë duhet vetëm pak humanizëm për të ndryshuar një jetë! E tillë është historia e Muhammad, një refugjati të ri sirian i cili braktisi vendin e tij për shkak të luftës atje, dhe mori rrugën e vështirë të emigrimit përmes detit. Fati deshi që në rrugëtimin e tij të ndeshej me një polic shqiptar…dhe pikërisht këtu do të ndryshonte e gjithë rrjedha e historisë së tij.

Rrëfmi i refugjatit sirian është bërë në faqen Humans of New Yourk, një faqe në Facebook e  cila ndan historitë njerëzore të emigrantëve të ndryshëm që përpiqen të arrijnë Evropën.

Tregimi nis me trajtimin çnjerëzor nga ana e policëve grekë, ndaj tij dhe 6 refugjatëve të tjerë me të cilët ai ishte larguar nga Siria. Ata mbërritën në Samothrance të Greqisë me shpresën për të gjetur një vend ndryshe nga atdheu i tyre në luftë, por nuk e kishin menduar se vetë uniformat e shtetit që duhet t’i mirëpriste, i trajtuan si të ishin kafshë. Muhammad rrëfen se policët i futën për 3 ditë në burg duke i ofenduar përgjatë gjithë kohës, fjalë të cilat janë ngulitur thellë në memorien e të riut.

Ju desh të luteshin për një pikë ujë, por as ky “luks” nuk ju plotësua. Makthi i tyre u duke se mbaroi kur i morën me varkë drejt një kampi në tokë…por edhe aty refugjatëve ju desh të përballeshin me mizorinë e autoriteteve greke. I riu sirian rrëfen se kanë kaluar 12 ditë aty duke ngrënë gjethe dhe duke pirë ujë në lumenj të pistë!

Refugjatët gjetën guximin të largoheshin nga kampi dhe të niseshin drejt veriut në kufi me Shqipërinë, aty ku për ta do të lindte shpresa; Polici shqiptar i ofroi ndihmë duke i strehuar në shtëpinë  e tij. Për refugjatin sirian do të mbeten të paharruara fjalët: “Mos ki turp. Edhe unë kam jetuar në luftë. Ju tani jeni familja ime dhe kjo është shtëpia juaj gjithashtu”.

Ishulli ku zbritëm quhej Samothrace. Ishim të lumtur që kishim mbërritur aty. Nisëm të ecim drejt stacionit të policisë për tu regjistruar si refugjatë. Madje i kërkuam dikujt anës rrugës të njoftonte policinë për ne. U thashë refugjatëve të tjerë që të më linin mua të flisja meqë dija anglisht. Pak më vonë erdhën dy makina Jeep të policisë me shpejtësi dhe që ndaluan duke kërcitur frenat. Ata silleshin sikur ne të ishim vrasës dhe ata po na kërkonin. Na drejtuan armët duke na bërtitur: “Duart lart!”. U thashë: “Ju lutem, ne sapo jemi arratisur nga lufta. Ne nuk jemi kriminelë!” Ata thanë: “Pusho ore Malaka”. Nuk do ta harroj kurrë këtë fjalë: “Malaka, Malaka, Malaka.” Të gjithë na thërrisnin në këtë mënyrë. Na mbyllën në burg. Rrobat tona ishin të lagura dhe ne nuk patëm mundësi të ndaleshim t’i thanim. Nuk mund të flinim. Ende mund ta ndiej të ftohtën që më hyri në kockë. Iu luta komandanti të na jepte për të pirë. Sërish, ai tha: “Pusho Malaka!” Nuk do ta harroj fytyrën e tij për të gjithë jetën. Ai kishte një boshllëk mes dy dhëmbëve të parë dhe pështynte kur fliste. Ai zgjodhi të shihte 7 njerëz duke vuajtur nga etja për 3 ditë dhe që i luteshin për ujë. Shpëtuam vetëm kur na hipën në një varkë dhe na dërguan në një kamp në tokë. Për 12 ditë qëndruam aty derisa vendosëm të niseshim drejt veriut. Ecëm për 3 ditë. Nuk kemi ngrënë asgjë përveç gjetheve. Si kafshë. Kemi pirë ujë nga lumenj të pistë. Këmbët mu enjten sa mu desh të hiqja këpucët. Kur arritëm kufirin me Shqipërinë na gjeti një polic shqiptar dhe pyeti nëse ishim refugjatë. Kur i thamë “po” na tha se do të na ndihmonte. Na kërkoi që të fshiheshim në pyll derisa të binte nata. Nuk i besova atij njeriu, por isha shumë i lodhur për të ecur. Kur ra nata ai erdhi dhe na mori me makinë. Më pas shkuam në shtëpinë e tij ku na mbajti për një javë. Na bleu rroba të reja. Na ushqeu çdo natë. Ai më tha: “Mos ki turp. Edhe unë kam jetuar në luftë. Ju tani jeni familja ime dhe kjo është shtëpia juaj gjithashtu”. (Kos, Greece) , – rrëfen refugjati.

refugjati sirian

Pas një muaji ai mbërriti në Austri. Edhe aty pati fatin të përballej me një njeri po aq human sa polici shqiptar. Fritz Humme, një burrë i cili 40 vjet më parë kishte qenë në Siri, ishte trajtuar atje mjaft mirë, dhe donte që edhe djaloshit të ri sirian t’ia shpërblente me të njëjtën monedhë.  Ai i dha rroba, dhe ushqim aq sa u kthye në një baba për të. Për 7 muaj me radhë, rrëfen refugjati, – nisi të mësojë gjuhën gjermane, ndërsa takimi me një gjykatës do të shënonte dhe “fundin e lumtur” për Muhammadin.

Gjykatësi u mahnit kur mësoi se refugjati ishte gati të jepte një intervistë në gjermanisht, të cilën e kreu për vetëm 10 minuta. “Në këtë çast, tregon – refugjati, – ai më pa në sy dhe më tha: “Muhammad, nuk do të kesh më nevojë për pasaportën siriane. Ti tashmë je austriak”.

refugjati sirian

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here