Recep Tayip Erdogan dënohet me gjobë për fyerje ndaj një skultptori

0

Gjykata turke dënoi  me gjobë presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, për shkak të fyerjes së një skulptori.

Erdogan duhet t’i paguajë 10 000 lira turke (4 000 dollarë) dëmshpërblim skulptorit, monumentin e të cilit shefi i shtetit turk e quajti “monstruoz”.

“Monumenti i miqësisë me Armeninë”, ndodhet në qytetin Kars, në kufirin midis dy vendeve.

Gjatë vizitës së tij në Kars në vitin 2011, Erdogan kërkoi nga autoritetet lokale që ta çmontonin monumentin duke e konsideruar ”monstruoz”.

Autori i monumentit, skulptori Mehmet Aksoy e paditi Erdoganin për fyerje.

Gjykata vendosi që Erdogan t’ia paguajë shumën Aksoyit për shkak të dëmit të shkaktuar moral.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here