Reçaku, trishtimi që i përshpejtoi proceset për Kosovën

0

MUHARREM MAZREKU

Më 15 janar 1999 në dimrin e ftohtë me borë e acar të papar, ku popullata e Raçakut po perpiqej të zë strehë për të kaluar ato ditë të veshtira, fshati ishte rrethuar nga forca të mëdha kriminale, të cilët masakruan banoret, gra, femijë pleq e plaka. Ishte një masakër që tronditi botën, për të cilën raportoi edhe vet William Walkeri, Ambasadori amerikan që udhëhiqte MV (Misionin Verifikues) të OSBE-së. Madeleine Albright, ish-sekretare e SHBA-së rrëfen:, “Ishte ora 4:30 minuta e mëngjesit tek sapo bije telefoni mendoja se është një lajm i keq sigurisht nga Kosova, dhe këtu mora informaten për një masaker qe kishte ndodhur në një fshat të Kosovës’’. Me këtë rast ajo kishte marrë në telefon z. Sendi Bergerin ( këshilltarin personal i Bill Klintonit për çështje të sigurisë), duke i thënë atij se “pranvera ka ardhur herët në Kosovë” më tej duke shtuar se “Millosheviqi njeh vetem një gjuhë, atë të forces’’ dhe pa një fushatë bombarduese ai nuk mund të disiplinohet. Këtu ishin pajtuar për sulm të mundshëm ajror, por njëherësh edhe kishte  lindu një plan i ri nga Ministri i Jashtëm rus Igor Ivanov, i cili kishte thënë të thirren në Rambouillet, shqiptarët dhe serbet. Një analist britanik thotë “se edhe kësaj radhe Millosheviqi i shpëtoi grepit’’ Rasti i Reçakut ishte një ngjarje shumë trishtuese, por ishte edhe moment që i përshpejtoj proceset e intervenimit të NATO-s në Kosovë.

RECAK

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here