Reçaku-kujtime tronditëse nga koha e masakrës(VIDEO)

0

Portali ONLINE me rastin e përvjetorit të shtatëmbëdhjetë të Masakrës së Reçakut paraqet disa kutjime nga koha e kryerjes së kësaj masakre, nga protogonist të ngjarjes dhe zhvillimeve të asaj kohe, ashtu siq janë publikuar në media të ndryshme kosovare. Bashk me kujtimet e shkruara lexuesit tanë mund të shikojnë edhe një video, si dokumentar rreth masakrës.

Reçaku, fshat i Komunës së Shtimes, me rreth 2 mijë e 400 banorë, në gjysmën e janarit të vitit 1999 e alarmoi NATO-në dhe gjithë botën demokratike në lidhje me krimet serbe mbi Kosovën. Kjo qoi në përdorimin e bombave kundër Serbisë dhe në detyrimin e kriminelit Sllobodan Millosheviq të kapitulloj.

 

Ja si e kujtojnë ngjarjen disa nga protogonistët:

 

Imer Gashi, i mbijetuar i masakrës:

 

Imer Gashi, 74 vjeqar nuk e harron për asnjë moment masakrën e 15 janarit, por janarët ia përtrijnë atë kujtim më ndryshe. Ai e ka
humbur njërin nga djemtë në atë masakër, ndërkohë që vet e ka
mbijetuar masakrën, ndonëse ka qenë në të njëjtin vend me të
masakruarit. Kur i kishin nisur meshkujt e fshatit drejt “Kodrës së
Vebushit”, Gashi thotë se u kishin thënë se atje i priste Ibrahim
Rugova. “Hajde irredentista”, kishte qenë fjala e policëve serb anash
luginës ku menjëherë kishin filluar të mbillnin vdekje. “Gjuanin sa
mundnin, herë-herë ju nxejke automati e nuk mujshin me gjuajt,
brisnin, shanin derisa i ndërronin ukfirat përballë njerzëve që
prisnin vdekjen duarthatë”, kujton ai. “I fundit në rend o kanë djali
im, i thash bjer në luginë, unë rash e ai hiq, veq o kap për shokun e
tij që e kishte afër, u kap për jake të setrës së tij derisa plumbat
ia merrnin jetën”, tregon episodin më të dhimbshëm të jetës së tij,
Gashi. “Mua vetëm setrën ma kishin bërë shoshë me plumba edhe do duhan që e kisha ne gjepa, ndërsa asnjë plumb s’më kishte marrë në trup”, kujton ai. Rreth 20 minuta më pas ai kishte ikur nga vendi ku ishte kryer krimi dhe kishte shkuar në Shtabin e UÇK-së në Petrovë ku ka dhënë njoftimin për masakrën. Tregon se të nesërmen në Reçak kishte ardhur William Walker me ekipin e tij. “Ja kësaj rruge është ngjitur përpjetë, e ka pas të veshur atë jaknen e kaltër që e veshë edhe tash sa herë të vjen këtu”, e tregon ai rrugën përbri shtëpisë së tij. Ky i moshuar thotë se kanë qenë dy bashkëpunëtorë të William Walkerit që ai mendon se kanë qenë “oficer nga Shqipëria” që së bashku me ambasadorin amerikan e kanë dhënë lajmin në botë atë ditë për masakrën. “Krejt gjuhët i kishin pas ditë ata dhe së bashku me Walkerin veq e njoftonin Evropën”, shprehet ai me admirim për ata. Që nga prononcimi i ish ambasadorit amerikan për krimin kundër njerëzimit që kishte ndodhur në Reçak, banorët e paktë të mbetur në fshat atë kohë, kishin pritur intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare. “Valla çdo ditë kemi pritur se po e bombardon Serbinë, ha në qit dakik, ha në qit sahat, thonim pshtoi sot, prite nesër kur amerikani t’i bjen Serbisë”, kujton Imer Gashi atë kohë. Ai ia atribuon meritat William Wakerit edhe për kufomat e kthyera të viktimave të masakrës pasi ato ishin rrëmbyer nga forcat serbe nga xhamia e fshatit dhe ishin mbajtur një kohë të gjatë në Prishtinë. “Valla Walkeri u ba sebep e i kemi sot këto varre se se kishim ditë as ku i kemi eshtrat e njerzëve tanë”, shprehet falenderues Gashi.

 

Shukri Buja, ish komandant i UÇK-së:

 

Shukri Buja, ish komandant i UÇK-së për zonën që përfshinë Reçakun kujton se në mbrojtje të popullatës civile të këtij fshati në janar të vitit 1999 ishin vrarë 9 ushtarë të UÇK-së, ndërkohë që ka patur edhe të plagosur. Ai kujton se pas masakrës së kryer mbi popullatën civile është njoftuar menjëherë misioni i OSBE-së. Ka qenë komandanti për moral Fehmi Mujota ai që sipas Bujës e
ka patur detyrë nga UÇK-ja të verifikojë masakrën në Reçak dhe të
njoftojë kreun e misionit të OSBE-së William Walker. Buja krahas
ambasadorit Walker meritat për sensibilizimin e botës ia vë edhe
mediave. “Mediat ndërkombëtare kanë filluar me ardhë, së pari një ekip i gazetarëve izraelitë që menjëherë kanë shkuar ne vënd të ngjarjes dhe kanë filluar me ardhë mandej BBC e CNN të cilët kanë filluar incizimin direkt nga vendi i ngjarjes dhe menjëherë pas raportimeve William Walker ka arritur në Reçak”, kujton ai. “Walker fillimisht e ka vlerësuar masakrën si krim kundër njerëzimit por se ka emërtuar kryesin e krimit dhe pas bisedes me neve është pajtuar që t’i emërtojë forcat serbe si kryese të krimit pasi veq ka qenë mjaftë mirë i informuar për këta nga vëzhguesit e tij”, kujton Buja.

 

Agron Mehmeti, dëshmitari që e tronditi Millosheviqin:

 

Haga përbënë një kapitull të veqantë rreth Masakrës së Reçakut. Pesë nga banorët e këtij fshati kishin qenë dëshmitar të drejtëpërdrejtë në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Milloshevqit, ndërkaq të tjerë kishin deponuar deklarata me shkrim që ishin marrë nga hetues të tribunalit nëpër shtëpitë e Reçakut. Agron Mehmeti, njëri nga dëshmitarët kundër Millosheviqit, vlerëson se Haga nuk e ka zbardhë sa duhet masakrën e Reçakut. “Koha për dëshmi ka qenë e shkurtër, janë deponuar edhe me shkrim deklaratat por secilën pikë do të mund ta shpjegonim në veqanti e në mungesë të kohës kjo s’na është mundësuar”, shprehet ai.  “Edhe me sjelljet e tij në gjyq është dëshmuar se Milloshevqi është kriminel, tërë kohën gjatë marrjes sonë në pyetje na provokonte, fliste me kinse, për gjoja masakër”, rrëfen ai. Mehmeti në
dalje nga dëshmia e kishte lënë të stepur Millosheviqin. “Unë jam i
lirë, po kthehem në Kosovë dhe këtë po e lë këtu ku e meriton të
jetë”, i ishte drejtuar trupit gjykues ai. “Boll e kishte qehren e
prishtë ai veq u prish edhe më shumë, luajti krejt kur i thash këto
fjalë”, tregon Mehmeti.

 

William Walker, kujtimi më i dashur i Reçakut

 

Momentet kur William Walker e viziton Reçakun për Imer Gashin janë shumë të veqanta. Qan duke i kujtuar ato momente. “Kur e di që vjen Walkeri s’më merr as gjumi, kur vjen ai më duket sikur më qohet djali nga varri, ai na lyp neve me plisa të bardhë kur vjen”, shprehet ai plotë emocione. Agron Mehmeti, përfaqësues i fshatit Reçak thotë se banorët e këtij fshati e qmojnë lartë ish ambasadorin Walker “që e emërtoi krimin si krim dhe që e mbrojti këtë vlerësim deri në fund”.
“Walker është qytetar nderi i Reçakut por qkado që të bëjmë për të
është pak krahasuar me atë që ai ka bërë për neve”, thekson Mehmeti.
William Walker është shpallur qytetar nderi edhe nga shteti i
Shqipërisë në nëntor të vitit 2008. Në janarin e vitit 2009 ndërkaq
atij i është ndarë Medalja e Artë të Lirisë, nga presidenti i Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=iCXzixeH4Hg

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here