Realizohen 10 milionë euro pagesa për grante zhvillimore në bujqësi

0

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kryer tashmë një pjesë të pagesave për përfituesit e granteve të zhvillimit rural, që janë shpallë këtë vit, është bërë me dije sot nga kjo ministri. Sipas raporteve të fundit, vetëm këto ditë janë paguar mbi 7 milionë euro për rreth 180 përfitues, ndërkaq në procedurë të pagesës janë edhe projektet e tjera përfituese.

Sipas njoftimit tek masa e granteve për përpunim të produkteve bujqësore, muaj më parë janë bërë pagesat e avanseve për mbi 30 përfitues, në vlerë prej rreth 3 milionë euro, të cilëve pagesat finale ju bëhen pas realizimit të projekteve gjatë vitit 2016. Me këtë shuma totale e pagesave të projekteve fituese shkon në 10 milionë euro.

Sivjet MBPZHR-ja ka ndarë mbi 19 milionë e 500 mijë euro për grante zhvillimore në bujqësi, ndërkaq 21 milionë e 205 mijë euro të tjera në subvencione, pagesat e të cilave tashmë kanë përfunduar. Nga numri total prej 37,521 përfituesve, 380 janë përfitues të granteve dhe 37,141 të pagesave direkte – subvencioneve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here